Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve në 30 Qershor, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ai shprehet se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se do t’u drejtohen kutive të votimit.
Numri dy i Partisë Socialiste iu bën thirrje palëve që të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
“Tani është e qartë! Zgjedhjet Lokale do të mbahen në 30 Qershor! Të gjitha palët duhet të respektojnë Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë” – thuhet në reagimin e Taulant Ballës.