Politika Vendimi i Kryesisë së PS: Në 22 korrik mblidhet Asambleja Kombëtare

Vendimi i Kryesisë së PS: Në 22 korrik mblidhet Asambleja Kombëtare

Në datë 22 korrik socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare. Data është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së që u zhvillua në orën 10:00, ndërsa u drejtua nga kryeministri Edi Rama.

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Rama deklaroi se pas takimeve dhe analizës në çdo qark për votat do të mbahet edhe asambleja brenda korrikut për të dalë në konkluzione për atë që ka ndodhur.

Partia Socialiste fitoi 61 bashkitë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nuk njihen nga Presidenti dhe opozita që i bojkotoi, por morën certifikimin e ndërkombëtarëve që kërkuan që kryetarët e rinj të nisin punën pa humbur kohë.