Një shtetas italian është arrestuar për përndjekje ndaj dashnores së tij. Ai nuk pranonte ndërprerjen e marrdhënies dhe për pasojë e kërcënonte vazhdimisht duke i dërguar mesazhe dhe duke e ndjekur vazhdimisht.
Madje, burri i kishte vendosur në kofanon e makinës së ish-dashnores së tij një gjarpër të ngordhur në formën e zemrës. Pas kësaj, gruaja vendosi që ta denoncojë në polici.
Në dëshminë e saj ajo kishte thënë se nuk dëshronte që të ishte më dashnorja e tij dhe se burri nuk pranonte ndërperjen e lidhjes. Si pasojë e kësaj, ai e përndiqte vazhdimisht, duke e kërcënuar.
Pas kallëzimit, policia bëri të mundur arrestimin e italianit 59 vjeç. Ndaj gruas është lëshuar një urdhër-mbrojtje, që e ndalon ish-dashnorin e saj që t’i afrohet asaj.