Politika Vetëvendosja në Shqipëri, Shkullaku: Do të ketë sukses, s’janë për të mbushur...

Vetëvendosja në Shqipëri, Shkullaku: Do të ketë sukses, s’janë për të mbushur boshllëqe

Për Armand Shkullakun, ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka qenë një ide e hershme. Ai thotë se kjo lëvizje do të ketë sukses në vendin tonë.

Shkullaku shprehet se VV nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershor, por thotë se kjo lëvizje do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Vetëvendosja nuk bën pjesë te ato lëvizje që nisen për të mbushur boshllëqe. Nisi si një lëvizje të disa njerëzve idealist dhe mendoj se një pjesë e tyre kanë mbetur të tillë. Kur ke një bindje, kur ke një kauzë tënde, sot ose nesër do t’i marrësh frytet e atij investimi. Është e vetmja parti që e ka një ideologji. Ka një ideologji të majtë.

Ideja e VV për të ardhur ne Shqipëri ka qenë e hershme, ndoshta para 10 vjetësh. Ata kanë menduar gjithmonë për të pasur një degë të tyren në Shqipëri, për sa kohë e konsiderojnë një territor ku ndihen në vendin e tyre. Ata nuk marrin pjesë në zgjedhje, por nuk duan të mbushin boshllëkun. Por nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të futen dhe Shqipëria them që ka nevojë, sot më shumë se kurrë, të ketë një parti të majtë.

Mendoj se Vetëvendosje do të ketë sukses në Shqipëri, pikërisht sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz te të cilët të besosh. Unë besoj se do të fitojnë edhe besimin e njerëzve normal”, u shpreh Shkullaku në A2News.