Aktualitet Vetëvrasja e polices Aldorjana Loshi, arrest shtëpie për të dashurin e saj,...

Vetëvrasja e polices Aldorjana Loshi, arrest shtëpie për të dashurin e saj, fshiu bisedat në celular

Endri Nika, i dashuri i polices 21-vjeçare që i dha fund jetës të premten në Tiranë, do të qëndrojë në arrest shtëpie. 28-vjeçari u arrestua të shtunën, për akuzën e ‘veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

Ai rezultoi se kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij, Aldorjana Loshi, pasi e gjeti atë të pajetë në banesë.

21-vjeçarja Loshi, e cila ishte efektive në komisariatin 5 të kryeqytetit, u vetëvra pasditen e së premtes me armën e shërbimit, në shtëpinë e saj në “Ali Demi”.

Teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, çifti dyshohet se kishin pasur së fundmi një debat dhe dyshohet se kjo mund të ketë qenë arsyeja që e ka nxitur 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë.