Bota Vriste për llogari të El Chapos, ekstradohet në SHBA “El Nini”, DEA...

Vriste për llogari të El Chapos, ekstradohet në SHBA “El Nini”, DEA kishte ofruar 3 mln dollarë për “kokën” e tij

Vrasësi kryesor i dyshuar për kartelin Sinaloa është ekstraduar në SHBA nga Meksika.

Autoritetet pretendojnë se Nestor Isidro Perez Salas, apo El Nini , ishte “vrasësi kryesor” që punonte për djemtë e mbretit të drogës Joaquin Guzman, i njohur më mirë si El Chapo.

Zyrtarët amerikanë kishin ofruar një shpërblim prej 3 milion dollarësh për informacionin që të çonte në kapjen e tij.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland pretendon se El Nini është përgjegjës për vrasjen, torturimin dhe rrëmbimin e rivalëve dhe dëshmitarëve të kartelit të trafikut të drogës.

Arrestimi i El Nini është pjesë e një përpjekjeje të autoriteteve amerikane dhe meksikane për të frenuar rrjedhën e fentanilit përtej kufirit Meksikë-SHBA.

Sipas Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës, tre nga djemtë e El Chapo, Ovidio Guzman Lopez dhe vëllezërit e tij Ivan Archivaldo dhe Jesus Alfredo Guzman Salazar, janë udhëheqës të një perandorie trafikimi, përgjegjëse për kontrabandën e miliona dozave të fentanilit në SHBA.

López, pseudonimi i të cilit është “Miu”, u ekstradua në SHBA në shtator për trafik droge dhe pastrim parash, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm. Dy nga vëllezërit e tjerë janë në kërkim.