Aktualitet Vetëvritet efektivja e policisë në Tiranë

Vetëvritet efektivja e policisë në Tiranë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë këtë të premte.

Një efektive policie, rreth 22-vjeçe, është vetëvrarë me armën e shërbimit, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Efektivja me iniciale A.L mësohet se punonte pranë Komisariatit numër 5 të kryeqytetit.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, njoftoi policia.