Kryesore VIDEO: Kur para 4 vjetësh kërkonin kokën e njëri-tjetrit

VIDEO: Kur para 4 vjetësh kërkonin kokën e njëri-tjetrit

Ish-kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i AK-së Kreshnik Spahiu duket se i kanë harruar kërcënimet ndaj njëri-tjetrit.

Berisha dhe Spahiu takohen për herë të parë që kur Aleanca Kuq e Zi protestonte dhe kërkonte arrestimin e Berishës.

“Ne nuk shkelim mbi parimet tona. Ne do të mbledhim 1 milion kuqezi, ne nuk mund të lejojmë që faqeziu dhe i pandehuri Berisha të qeverisë sërish. Ne do të punojmë për të realizuar aspiratën e shqiptarëve për bashkim kombëtar”

Kështu shprehej Spahiu 4 vite më parë për Berishën, ndërsa sot ka ndryshuar tërësisht qëndrim duke u krenuar me ardhjen e Berishës në tavolinë e AK-së.

Ndërsa Berisha asaj kohe shprehej se Spahiu është një liliput i pavlerë fare.

Por sot për hir të lakmisë së pushtetit duket se gjithccka është harruar.

Ai i është bashkuar nismës së opozitës dhe teksa foli gjatë ditës së dielë për News24 nga çadra ku po proteston opozita, u shpreh se është krenar që nuk është pjesë e parlamentit, ndërsa tha se do ketë diversifikim të protestës dhe ai do jetë protestuesi i fundit që do largohet.

“Jam krenar që nuk jam pjesë e parlamentit. Do ketë diversifikim të protestës dhe unë do jem protestuesi i fundit që do largohem. Duhet të ngrihet qeveria teknike me ekspertë”- tha Spahiu.

Ndërkohë i pyetur mbi besueshmërinë e koalicionit mes Aleancës Kuqezi dhe partisë Demokratike, Kreshnik Spahiu tha se demokratët dhe socialistët ndryshojnë dhe janë si nata me ditën.

Ai tha se ka kritika për demokratët, por tek ata nuk ka të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit.

“Arsyet pse ne jemi në krah të Berishës dhe Bashës sepse demokratët dhe socialistët ndryshojnë si e bardha me të zezën. Demokratët nuk kanë të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit. Unë di të bëj dallimin mes korrupsionit dhe krimit. Duhet të pastrohet llumi i politikës.”- tha Kreshnik Spahiu.

Po çfarë thoshte Kreshniku kur Aleanca Kuq e Zi protestonte më 7 Prill 2013 me moton “pa Berishën”?

“Shikojini ato shqiptarë dhe bij shqiptarësh dhe mos i shikoni si kundërshtarë se ata ne do i kthejme dinjtetin, integritetin, ata do jenë policia që do mbrojnë si një xhandarmëri dhe dorë e hekurt shtetin shqiptar, ata do i vendosin prangat atij faqeziu.