Aktualitet Vidhte automjete, kapet edhe me 167 doza heroinë, në pranga 27-vjeçari në...

Vidhte automjete, kapet edhe me 167 doza heroinë, në pranga 27-vjeçari në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 27-vjeçar banues në Përrenjasi, i cili akuzohet si autor i vjedhjes së disa automjeteve, ndërsa është kapur edhe me heroinë.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale M.Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh. Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas”, njofton policia.