Aktualitet Viktima e aksidentit tek “Astiri” ende i paidentifikuar, policia arreston shoferin nga...

Viktima e aksidentit tek “Astiri” ende i paidentifikuar, policia arreston shoferin nga Durrësi

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekjen e të riut në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Në pranga ka rënë shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.

“U arrestua shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Sipas policisë, viktima është ende i paidentifikuar.