Aktualitet “Vis Martinaj ndërronte disa makina të blinduara. Ngjarja që e bëri të...

“Vis Martinaj ndërronte disa makina të blinduara. Ngjarja që e bëri të ndërronte stil, hoqi eskortat dhe…”

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se Ervis Martinaj ka pasur disa makina të blinduara me të cilat udhëtonte, të cilat i ndërronte gjatë rrugës për të shmangur atentatet dhe kundërshtarët. Por

Ai shtoi se që pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Martinaj ndërroi stil jetese dhe nuk lëvizte më me eskortë, por shoqërohej vetëm nga efektivi i operacionales.

“Fakti që çështja u bë kaq mediatike dhe përfshiu edhe reagime nga politika, edhe prokuroria është më shumë e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes. Automjeti është më shumë i përdorur nga Martinaj. Ka patur disa makina të blinduara, i ndërronte rrugës për t’iu shmangur atentateve dhe kundërshtarëve.

Mund të jetë një element që mund të ndihmojë hetuesit. Sa i takon videos duhet të kemi parasysh se përderisa Martianj pas atentatit që i vranë djalin e xhaxhait, bëri të ndërroi stilin e mënyrës se si lëvizte. nuk lëvizte më me eskortë, por hoqi mjetet mbështetëse dhe shoqërohej vetëm nga efektivi që në fakt kishe për detyrë të kapte personat e shpallur në kërkim, por që punonte për Ervis Martinajn”, tha ai.