Aktualitet Vizita e Erdogan bllokon rrugët nga Tirana në Milot

Vizita e Erdogan bllokon rrugët nga Tirana në Milot

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtarë në Tiranë të hënën, më 17 janar.

Erdogan pritet të mbajë një fjalë në seancën e parë të sesionit të ri në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dorëzojë banesat e ndërtuara me kontribut të qeverisë turke në Laç, të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë kuadër, të hënën disa akse rrugore nga Miloti në Tiranë do të jenë të bllokuara për disa orë.

Konkretisht, ata qytetarë që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.

Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.