Aktualitet Vlorë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë euro

Vlorë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë euro

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendosi sekuestro preventive me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Mësohet se pasurinë janë në pronësi të shtetasit Luan Beshaj. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës zbatuan vendimin e gjykatës mbi pasuritë:

• 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum;

• 1 pemishte në Radhimë;

• 2 automjete;

• 2 llogari bankare;

Beshaj është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.