Kosova Vrasja e policit/ Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork, mblidhet Këshilli i...

Vrasja e policit/ Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork, mblidhet Këshilli i Sigurisë, mbyllet pika kufitare me Serbinë

Pas zhvillimeve të rënda në veri, ku persona të armatosur vranë një polic dhe plagosën një tjetër, presidentja Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur drejt Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Nju Jork, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, tha zëdhënësi Kupina.

Më herët, në një reagim për këtë ngjarje, Osmani u shpreh se bëhet fjalë për një sulm të organizuar nga bandat kriminale serbe.

Situata ka detyruar kryeministrin Albin Kurti të thërrasë dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Ndërkohë, pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllu për hyrje nga Serbia.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër. Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviq, në veri të vendit.