Kosova Vrasja e trefishtë në Deçan, arrestohen tre persona të dyshuar

Vrasja e trefishtë në Deçan, arrestohen tre persona të dyshuar

Policia në Kosovë ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku autobusi me nxënës u qëllua me breshëri.

Lajmi u konfirmua nga Prokuroria e Pejës përmes një konference të jashtëzakonshme.

Agim Kurmehaj, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, tha se prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin për ndalim për 48 orë për të arrestuarit.

Ai tha se për shkak të ndjeshmërisë s’mund të jepet asnjë detaj tjetër.

Mes të arrestuarve janë dy vëllezër dhe dyshohet se ngjarja lidhet me vetëvrasjen e një vajze, ngjarje e lidhur me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj që ishte shënjestër e sulmit.

Të vdekur në ngjarjen e 26 nëntorit mbetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës si dhe një nxënës tjetër, 17 vjeçar u plagos.