Aktualitet Vrau në bashkëpunim një person në Siçili, arrestohet 30-vjeçari

Vrau në bashkëpunim një person në Siçili, arrestohet 30-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Palermo” është vënë në pranga 30-vjeçari Dhimitraq Xhoku (Hoxhara), banues në Levan, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, më 4 Qershor 2023 kanë vrarë me armë zjarri në Sicili qytetarin me iniciale S.R. dhe kanë plagosur një person tjetër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Palermos në Itali me vendimin e datës 12 Gusht 2024 kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 30-vjeçarit në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Palermo”, gjatë të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Dh. Xh. (H)., 30 vjeç, banues në Levan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.