Aktualitet Vrau një ditë më parë bashkëfshatarin në Mborje, arrestohet autori

Vrau një ditë më parë bashkëfshatarin në Mborje, arrestohet autori

Policia ka mundur të identifikojë në kohë rekord dhe të vërë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Mborje të Korçës.

Pas një pune hetimore, policia ka vënë në pranga 18-vjeçari Devis Hoti, për vrasjen e 48-vjeçarit Flamur Duci.

Viktima u gjet mëngjesin e së enjtes pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta.

18-vjeçari Devis Hoti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Sipas hetimeve, dyshohet se vrasja e 48-vjeçarit Duci, ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta.