Sport Vrioni, bomberi i shkollës Juves që po shënon pa fund në Austri:...

Vrioni, bomberi i shkollës Juves që po shënon pa fund në Austri: Punoj për rikthimin

Qendërsulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni, i datëlindjes ‘98, po kalon një moment shumë të mirë te Wsg Tirol në Austri. Në ndeshjen e fundit shënoi dy gola dhe dha një asist, në total ka shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Juventusi e ka huazuar në Austri për t’i forcuar kockat dhe për të kompletuar rritjen.

Vrioni po e bën detyrën e tij më së miri. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë së fundi për “Gazzetta dello Sport”, ku flet për përvojën në Austri dhe periudhën e stërvitjes me ekipin e parë të Juventusit. Ja intervista e tij e plotë:

Nëntë gola në 12 ndeshje. Si ka qenë impakti juaj në kampionatin austriak, si ndiheni?

Jam i kënaqur, jam ambientuar mirë dhe po punoj çdo ditë që të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën. Sigurisht, nuk dua të ndalem, po bëj maksimumin që të vazhdoj me këtë ritëm.

Çfarë realiteti është Wsg Tirol?

Di që klubi ka një bashkëpunim me Juventusin prej pak vitesh. Këtu kam gjithçka që duhet për t’u rritur dhe për të punuar fort, që nga strukturat dhe organizimi i drejtuesve, te detajet për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një trajner dhe një drejtor shumë të përgatitur, që kanë besuar tek unë.

Si e pritët idenë për të lënë Juventusin në verë dhe për të kaluar në Austri?

Ishte një dëshirë e imja të provoja një eksperiencë jashtë, një eksperiment për një futboll tjetër. Isha kurioz dhe kur m’u propozua kjo mundësi, e pranova menjëherë, sepse të luash në një kampionat të Serisë A është vërtet mirë. Ka vërtet një nivel të lartë, me lojtarë të fortë. Nuk hezitova për të ardhur këtu.

Sa ju ka përmirësuar kalimi te U-23 i Juventusit?

Besoj se më ka përmirësuar më shumë kalimi te Juventusi në përgjithësi, jo vetëm tek U-23. Kuptova vërtet se çfarë do të thotë të jetosh si futbollist profesionist, jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë, në kurimin e çdo detaji të përditshmërisë. Nga ushqimi te rikuperimi fizik, Juventusi më ka ndryshuar.

Çfarë eksperience ishte të stërviteshe në Kontinasa?

Kam pasur fatin të stërvitem për goxha kohë me skuadrën e parë dhe mendoj se kjo gjë më ka dhënë më shumë stimuj për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Kur je te Juventusi duhet të kesh gjithmonë diçka më shumë thjesht se je pjesë e një klubi të madh, nga më të mirët në Europë.

Çfarë keni mësuar nga kampionët e mëdhenj?

Kur shkova aty u mrekullova. Që kur vesh fanellën e Juventusit ndjen një lloj efekti, plus që gjeta një strukturë teknike dhe drejtuese nga më të mirat dhe ky besoj është çelsi i ndryshimit tim. Më mjaftoi të shihja çfarë bëjnë kampionët e mëdhenj në stërvitje ose gjatë ditës. Në moshën 21-vjeçare i kupton më mirë disa gjëra.

Dhe u futët në forcë te Juventusi menjëherë pas mbërritjes suaj…

Një ëndërr, nuk e prisja. Shkova te U-23 dhe mendoja për të, nuk mendoja se shpejt do të stërvitesha me skuadrën e parë. Ishte bukur, emocionuese dhe stimuluese. Aty fillova të kuptoja vërtet çfarë është e nevojshme për t’u bërë një futbollist profesionist i nivelit më të lartë.

Gjëja e parë që kuptuat aty?

Çdo ditë duhet të japësh maksimumin. Nuk mund të shkosh në stërvitje një ditë dhe të mendosh të japësh 90%, sepse nuk të mjafton. Përkundrazi, duhet të japësh 110%, vetëm nga sakrificat do të marrësh gjëra pozitive.

A besoni se do të ktheheni te Juventusi në të ardhmen?

Është objektivi i të gjithëve të arrish dhe meritosh fanellën e një klubi të madh. Tani jam këtu dhe mendoj të bëj gjithçka për Wsg Tirol.

Ish-shokët tuaj të repartit nuk po kalojnë një moment të mirë…

Vitin e kaluar, duke u stërvitur me ta, arrita një njoh persona të jashtëzakonshëm nga ana njerëzore, kampionë të mëdhenj si Dybala dhe Morata. Besoj se do të gjejnë rrugën për të përmbushur objektivat dhe për të mirën e Juventusit.

Objektivi juan për këtë sezon?

Të bëj më të mirën për skuadrën në çdo ndeshje. Për një sulmues është gjithmonë e rëndësishme të ndihmojë shokët me golat e tij. Jemi një skuadër e re, me një trajner të madh.

Për të ardhmen?

Nuk e di, jam i përqendruar tek e tashmja. Shpresoj që impenjimi i përditshëm në të tashmen të zbulojë çelësin e së ardhmes sime.