Politika ”Vuçiç ka qenë nja 15 herë në tryezë me mua, me Hashimin...

”Vuçiç ka qenë nja 15 herë në tryezë me mua, me Hashimin dhe Ramushin”, Rama debaton me komentuesit

Kryeministri Rama ka reaguar sot lidhur me akuzat e të gjithë atyre që në emër të Kosovës shprehen kundër Shengenit Ballkanik, ku në takimin e pak ditëve më parë mbajtur në Tiranë, Prishtina zyrtare refuzoi ftesën që të merrte pjesë.

Rama deklaroi ndër të tjera se herët apo vonë Kosova do të ulet në tryezën e Shengenit Ballkanit se nuk ka nga shkon përveç se nga e ardhmja.

Përveçse reagimit të plotë lidhur me këtë çështje, Kreu i Ekzekutivit, ka replikuar edhe në rrjetin social Facebok me qytetarët, duke iu përgjigjur atyre.

Qëndrimit të njërit prej komentuesve i cili shprehet se “juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbinë, lojën e pistë që ajo luan, dhimbjen që popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) në veçanti e kanë përjetuar nga ky shtet. Ktu nuk bëhet fjalë vetëm për një Vuçiç, Rama I përgjigjet duke theksuar se “mbase nuk e kupton ti i dashur atë që kuptoj dhe po bëj unë, prandaj i’a lëmë kohës të na provojë se kush ka të drejtë dhe ndërkohë të respektojmë njëri-tjetrin, që nesër kush shan e mallkon sot, të mos ndjehet fajtor dhe qesharak. Gëzuar Krishtlindjet”.

Gjithashtu, Rama i është përgjigjur edhe komentit të një tjetër qytetari i cili shkruan se “Tradhëtarë nuk je, por as politikan nuk je….pak je ngut në raport me Vuçiqin por e kuptojmë që ke qëllime të mira , por kështu gëzohet vetëm Vuçiç e Serbia. Prapë ta kuptojmë se Institucionet e Kosovës e kanë pas për detyrë të jenë në at tryezë, pasi që kanë marrë pjesë edhe nepër tryeza sekrete si Thaçi me Vuçiqin nepër shumë vende të botës e edhe Ramushi me Radojçiqin hapur. Nga ju Kryeministër kërkuam që të prisni pak sa Kosova të ketë përfaqësues të denjë si Albin Kurti e Vjosa Osmani”.

Kryeministri Rama përgjigjet: “Jo politikan s’jam të them të drejtën e s’dua hiç të jem, me mjafton të jem ky që jam, nje qytetar i vënë në shërbim të politikës së vendit të tij dhe “s’bëj për burrë” kur i thonë asnjë politikan, ndërsa për ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pesë vjet ky proces e Vuçiçi ka qënë nja pesëmbëdhjetë herë në tryezë me mua, me Hashimin, me Isën, me Ramushin dhe me të gjithë liderët e vendeve të tjera të rajonit bashkë, po këtë herë u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgjë e re nuk ndodhi”.

Ndërsa një tjetër komentuesi i cili shkruan se “do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të përçarë, çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???”. Kryeministri Rama shprehet semua shoqëria shqiptare më ka dhëne mandatin për të folur në emër të saj dhe ka pesë vjet që ka nisur ky proces e janë dakordësuar gjërat mes të gjithëve, sa në Berlin e sa në Bruksel, po ty faleminderit për fyerjet dhe të uroj gëzuar Krishtlindjet, bashkë me dëshirën që Zoti të të ndriçojë arsyen e zbusë gjuhën e vrazhdë, për veten tënde jo për mua, se unë jam mësuar me të gjitha dhe fjalët e këqia me kanë bërë më të fortë”.

Pyetjes së një qytetareje e cila shkruan se “po si të ulemi me të në një tavolinë kur ai ishte në një krah me Sloboden Millosheviçin? Kur ai nuk e njeh masakrën e Reçakut? Kur të gjitha viktimat që u bën në Kosovë nuk don të kërkoj falje? Po ju si mund të rrini në një tavolinë me te? Si shpjegohet kjo? Ku e merr gjithë këtë kurajo të na thuash mos u hidheroni?”. Kryeministri Rama përgjigjet: “Dikur Kosovën nuk e pranonin ata në asnjë tavolinë, ndërsa Kosova përpiqej të ishte në çdo tavolinë dhe e arriti! Sot ikën Kosova nga tavolina (përkohësisht uroj), ndërkohë që paqja bëhet me hasmin e me fqinjin, jo me veten dhe bëhet në tavolina nuk bëhet në barrikada digjitale! Rusia e ka pushtuar Krimenë dhe Presidenti i Ukrahinës ulet në tavolinë me Presidentin e Rusisë, se s’po të jap më shumë raste se arrita në Vlorë e duhet të zbres nga makina tani. Gëzuar Krishtlindjet”.

“I Nderuar Zot Kryeminister Rama, une jam i mendimit qe per minishengenin duhet te pyetet populli Shqiptar edhe ate ne Referendum, ae duam minishengenin me Serbin apo jo, mendoj qe kohe e monizmit ka kaluar kur vendoste nje person dhe partia, Nese jemi pjes e demokracionit atehere hedhe pyetjen ne Referendum Shqiptaret te vendosin a duan minishengen me Serbin e cila ka bar Genocid ne Kosov, por per fat te keq na prandaj jemi ku jemi qe gjith evropa dhe bota tallet me ne, Zoti e bekoft Shqiprin dhe gjithe Shqiptaret ane mban botes ku jane”, shprehet një tjetër qytetar.

Kryeministri Rama iu përgjigj duke theksuar se: “I dashur kjo është e dakordësuar me kohë e me vakt nga populli shqiptar, që kur doli nga bunkeri komunist, po mbase duhet ta pyesësh ti veten a e ke idenë çfarë është Shengeni Rajonal a jo? Sepse jam i bindur që po ta dish tamam, do jesh shumë i qetë, ndërkohë që të siguroj që Europa dhe bota nuk tallen aspak me ne, ndërkohë që këtë proces e mbështesin fuqimisht! Zoti e ka bekuar Shqipërinë po u ka lëne shqiptarëve detyrë ta duan duke dashur njeri-tjetrin”.