Bota Vuçiç merr publikisht vaksinën kineze

Vuçiç merr publikisht vaksinën kineze

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u vaksinua të martën me vaksinën kineze “Sinopharm” kundër koronavirusit.

Procesi i injektimit të Vuçiç u transmetua direkt në mediat serbe, në përpjekje për t’i inkurajuar popullsinë që të vaksinohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram pas injektimit, ndërsa nuk harroi të falenderoi edhe palën kineze që e mundësoi këtë vaksinë.

Deri tani në shtetin serb janë vaksinuar më shumë se gjysma e qytetarëve midis moshës 65 dhe 74 vjeç dhe qëllimi është që rreth 40 përqind e popullatës së rritur të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës deri në fund të Prillit.