Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë një intervistë për median gjerman Der Spiegel, ku ka folur për zhvillimet në Ballkan dhe “Mini-Shengenin”.
Mes të tjerash ai ka thënë se ideja për “Mini-Shengenin” ballkanik është e tij.
Gjatë kësaj interviste, presidenti serb është shprehur se në samitin e fundit në Ohër – është pajtuar pothuajse në të gjitha pikat me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
“Kam qenë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut në samitin në Ohër dhe jemi pajtuar në pothuajse secilën pikë, përfshirë atë që unë të flas më Presidentin e Francës, Emmanuel Macron edhe në emër të tyre, ashtu siç bëra javën e kaluar”, tha Vuciç.
“Ne në Ballkan nuk duam që të mashtrohemi nga vendet e mëdha të BE-së apo të bëjmë lojëra kundër njëri-tjetrit. Ideja ime e “Mini-Shengenit” në Ballkan do të thotë, lëvizje e lirë e mallrave dhe njerëzve. Kjo i kontribuon kësaj. Ne po i japim fund një situate në të cilën kamionët tanë detyrohen që të presin në kufi nga 90 orë. Banka Botërore vlerëson se kjo do të çojë në 3.5 miliardë euro kurime në rajon”.
Po ashtu Vlideri serb është pyetur nëse edhe Kosova do të jetë pjesë e “Mini-Shengenit”.
“Kosovarët nuk e duan këtë. Albin Kurti i cili duket se do të jetë lideri i tyre i ardhshëm tingëllon se dëshiron që të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova veten e sheh si shtet, por ne nuk e shohim ashtu. Por ne duhet të punojmë bashkë”, tha ai.