Bota Aktori i “Kumbarit” trondit me rrëfimin e bujshëm: Ja  kush ishte vrasësi...

Aktori i “Kumbarit” trondit me rrëfimin e bujshëm: Ja  kush ishte vrasësi i vërtetë i Presidentit Kennedy

Gianni Russo, aktori që ka interpretuar në filmin “Kumbari”, ka vendosur që të rishkruajë historinë e Amerikës me disa deklarata të forta mbi vdekjen e Presidentit John F. Kennedy.

Gianni Russo

Në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail”, 75-vjeçari që luante rolin e Carlo Rizzi, shprehet se vrasësi famëkeq Lee Harvey Oswald nuk ishte ai që vrau Kennedyn.

Gianni Russo si Carlo Rizzi në filmin Kumbari, 1972

Russo ka pasur lidhje të forta me bosët italianë të mafias Frank Costello, Sam Giancano dhe Carlo Gambino dhe shprehet se të njëjtët mafiozë që e sollën në pushtet JFK, edhe e hoqën qafe Presidentin së bashku me vëllain e tij Robert.

“Tre familje kishin tre qitës të ndryshëm për ta vrarë më 22 nëntor 1963. Unë e di se kush e vrau në të vërtetë. Nuk ishte Lee Harvey Oswald. Ishte Johnny Roselli ai që qëlloi dhe e vrau. Ai po qëndronte në kanal dhe kishte pamjen më të mirë”, deklaron aktori.

Robert dhe John Kennedy

Sipas Russos, hetimet po shkonin drejt Rosellit, por, përpara se ai të dëshmonte, e vranë: “E gjetën të copëtuar në një valixhe”.

Kur u pyet nëse ishte i frikësuar nga mafia pas këtij rrëfimi, Russo u përgjigj: “Nuk ka pse të jem sepse nuk ka më njeri këtu, kanë vdekur të gjithë”.

Johnny Roselli, vrasësi i vërtetë i Kennedyt, sipas Russos