Horoskopi Zakonet më të këqija të shenjës së Bricjapit

Zakonet më të këqija të shenjës së Bricjapit

Përhumbet në mendimet e tij: Bricjapi është një zgjidhës i mirë i problemeve dhe humbet kollaj në mendimet e tij. Por ndonjëherë është më mirë ta lësh jetën të rrjedhë vetë, pa qenë nevoja të planifikosh çdo detaj të saj.

Është shumë autokritik: Bricjapi mund të jetë shumë i ashpër, kritik dhe impenjativ ndaj vetes.

Punon shumë: Ekuilibri është shumë i domosdoshëm për Bricjapin. Ka nevojë për dikë që t’i kujtojë se ka nevojë edhe të argëtohet.

Ka frikë nga më e keqja: Tek çdo gjë mendon më të keqen dhe ka talentin më të madh për të qenë pesimist.

Pi shumë kafe: Bricjapi është një shenjë tjetër që është e varur nga kafeja. Për të qenë në të njëjtin hap me programin e garës, Bricjapi mund të varet nga kafeina.

Sugjerim: Mënyra më e mirë për të qenë në një hap me rutinën tuaj frenetike dhe negativitetin, është të kujdeseni për veten. Dhe nëse ka qenë më shumë se një person që ju ka thënë se jeni maniak i punës, konsiderojeni si një shenjë.