Aktualitet Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht

Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht

Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për lirim me kusht për Zani Caushin.

Por ish-kreu i bandave të Vlorës në ‘97 u tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht përpara këtij vendimi, duke kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit. Ai pretendon se ka bërë 31 vite dhe jo 25 vite burg.

Zani Caushi është shprehur përpara se prokuroria të fliste brenda në gjyq se tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht.

Myrteza Çaushi, i njohur si drejtuesi i bandës së Çoles, pak ditë më parë depozitoi një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Korçës, pasi dënimin ai po e vuan në burgun e Drenovës

Çaushi në kërkesën drejtuar gjykatës thoshte se ishte person i rehabilituar tashmë dhe se pas lirimit do të kërkojë të punësohet.