Aktualitet Zbulohet arsenal municionesh në Pukë

Zbulohet arsenal municionesh në Pukë

Një ditë pasi punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm Ministria e Mbrojtjes dërgoi sot një ekip EOD të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.