Aktualitet Zbulohet identiteti i personit të marrë peng në Kamzë, ende mister fati...

Zbulohet identiteti i personit të marrë peng në Kamzë, ende mister fati i tij

Foto ilustruese

Zbulohet identiteti i personit që u mor peng paraditen e së premtes në rrugën “London” në Kamzë. Ai quhet Jak Prenga. 49-vjeçari u mor peng nga dy persona pas një sherri në rrugë. Ai u fut forcërisht në një makinë dhe pse kanë kaluar disa orë nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Burime nga policia thanë se për herë të fundit makina është parë në Urën e Gjoles dhe më pas mendohet se ka humbur gjurmët në zonën e Fushë Krujës. Policia tha se është vënë në ndjekje të autorëve, por ende nuk ka pasur asnjë rezultat për gjetjen e tij.