Aktualitet Zbulohet laborator “bitcoin-i” në Fier

Zbulohet laborator “bitcoin-i” në Fier

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Fier, pasi akuzohen se kishin ngritur një strukturë për prodhimin e kriptovalutave.

Në kuadër të operacionit “Fabrika”, në prangat e policisë ka rënë Mësohet rënë Fabjo Braçaj, ndërsa në kërkim është shpallur Fatjon Koçi.

Këta shtetas, dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

Gjithashtu sipas policisë aktiviteti i tyre shmangte procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe vjedhjen e energjisë elektrike për sa i përket montimit të pajisjeve elektrike. Si provë materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.