Zbuloni recetën kundra plakjes. Është zbuluar për herë të parë nga një ekip i kërkuesve të IFOM të Milanos.
Bëhet fjalë për një grup molekulash të veçanta që bllokojnë sinjalet që çojnë në plakjen e qelizave.
Procesi shkaktohet nga përkeqësimi i telomereve, sekuenca të ADN-së, të pozicionuara poshtë kromozomeve që kanë si funksion që të mbajnë të paprekur përmbajtjen e ADN-së.
Studimi është publikuar në revistën “Nature Communications”, që siguron bazën për të ndërhyrë në parandalimin e plakjes së qelizave apo të disa patologjive të telomereve që përfshijnë cerozën e mëlçisë, fibrozën pulmonare, diabetin, kataraktin, osteoporozën, artritin apo sëmundjeve të tjera të rralla si progeria, e karakterizuar nga plakja e parakohshme.