Politika Blushi: Ja ku do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit

Blushi: Ja ku do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Këtë fakt Blushi e ka bërë në një konferencë me gazetarët.

Unë do kandidoj në qytetin e Tiranës, se është qyteti im, qyteti ku kam lindur”, u shpreh Blushi, ndërsa nuk  dha shpjegime për kandidaturën e anëtares tjetër të LIBRA-s, deputetes Mimoza Hafizi që siç përflitet, do të kandidojë në Shkodër.