Bota Zbulohet një video e re e Sanna Marin, këtë herë një kërcim...

Zbulohet një video e re e Sanna Marin, këtë herë një kërcim provokues me një femër

Një tjetër video ka dalë në internet për kryeministren Finlandës, Sanna Marin.

Këtë herë, politikania 36-vjeçare shfaqet duke kërcyer në mënyrë tepër provokuese me një tjetër vajzë. Bëhet fjalë për një blogere të famshme finlandeze, Sabina Särkkä, 33 vjeç. Dy vajzat shihen teksa kërcejnë duke i hedhur duart në qafë njëra-tjetrës.

Video është regjistruar në një lokal nate ku Marin ishte filmuar më parë duke kërcyer me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Pas videos, 38-vjeçari u detyrua të deklaronte se nuk kishte ndonjë lidhje intime me Marin, e cila është e martuar.

Pas publikimit të videos së parë, ku Marin shfaqej duke kërcyer e kënduar në mënyrë të shfrenuar në një festë private, kritikat për të ishin të shumta. Por vetë Marin tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe pranoi të kryente testin e drogës, pas propozimit të bërë nga disa politikanë.

Rezultati i testit të drogës doli dje, ku rezultoi se Marin nuk kishte konsumuar lëndë narkotike.