Aktualitet Tiranë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri nga fqinji i tij

Tiranë, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri nga fqinji i tij

Një i ri u plagos me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë nga fqinji i tij. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Renaldo Mejdani, 23 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sa i përket autorit, ai është identifikuar si Albert Ostreni 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.