Kulturë Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i Rembrandt

Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i Rembrandt

Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i piktorit të madh Rembrandt, që i bënte veprat e tij të artit të dukeshin tredimensionale.

Është përdorimi i një minerali të veçantë në përzierjet e pigmenteve që ai përdorte, që në pikturat antike gjatë historisë është përdorur shumë rrallë.

Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi do ndihmojë tani në teknikat e restaurimit të veprave të artit të piktorit të epokës së artë të pikturës holandeze.

Veçantia e veprave të tij gjithnjë ka kuriozuar kritikët dhe ekspertët më të mëdhenj të arit, pasi mënyra se si reflektohet drita të jep përshtypjen dhe ndjesinë sikur mund protagonistët apo objektet bëhen të prekshme.

Përbërësi që mungonte deri më sot në përzierjet e tij specifikojnë ekspertët është sekreti dhe është një lloj minerali që quhet plumbonakrit.