Bota Zelensky: Është koha për pranimin e Ukrainës në BE

Zelensky: Është koha për pranimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se tani është një moment vendimtar për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian.

Në një postim në Twitter këtë të shtunë, Zelensky shpjeguar se ka diskutuar me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, masat e mëtejshme të ndihmës dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë.

“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. U diskutua me presidentët e BE-së për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke besuar se BE zgjedh Ukrainën.