Bota Luftime në qytetin verilindor të Ukrainës, autoritetet thirrje banorëve: Qëndroni në shtëpi

Luftime në qytetin verilindor të Ukrainës, autoritetet thirrje banorëve: Qëndroni në shtëpi

Në qytetin verilindor të Sumy në Ukrainë janë duke i zhvilluar luftime të ashpra mes forcave ruse dhe forcave ukrainase të mbrojtjes territoriale.

Autoritetet vendore të këtij qyteti u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të luftimeve që po zhvillohen në rrugë.

Sipas tyre, forca të shumta ukrainase janë përfshirë në luftime me ushtrinë e Rusisë.
Lufta Rusi-Ukrainë sot është në ditën e tretë, teksa trupat ruse po sulmojnë në disa qytete anembanë Ukrainës.

Objektivi i tyre është marrja e kontrollit të Kievit, por po hasin në rezistencë të fortë nga ukrainasit.