Sport Zëvendësimi i Ronaldos: Hera e fundit përpara minutës së 85′ ndodhi 5...

Zëvendësimi i Ronaldos: Hera e fundit përpara minutës së 85′ ndodhi 5 vite më parë

Zëvendësimi i Cristiano Ronaldos në kompeticionin më të dashur për të, pra Champions League, bëri bujë në media dhe te tifozeria bardhezi, edhe pse trajneri Maurizio Sarri e justifikoi me problemet fizike të portugezit, përpara dhe gjatë ndeshjes.

Hera e fundit që CR7 ishte zëvendësuar në Champions rezulton shkurti i vitit 2016, në 1/8-tat mes Roma dhe Real Madrid, kur Casemiro mori vendin e tij në minutën e 89-të.

Por, duke u kthyer më mbrapa dhe duke marrë në konsideratë një zëvendësim përpara minutës së 85-të, duhet të kthehemi në vitin 2014, kur në Liverpool-Real Madrid, CR7 u zëvendësua në të 75′ nga Khedira.