Kryesore Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Kur do ta marrim vesh kush ka fituar?

Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Kur do ta marrim vesh kush ka fituar?

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen sot, e martë 3 nëntor 2020. Por rezultati i votimit mund të mos dalë sot, mund të zgjasë me ditë, madje mund të zgjasë edhe për disa javë.

Ja pse?

Kur mbyllen votimet, shtet për shtet

“Skaleta” e daljes së rezultateve (sipas orës shqiptare) është kjo:

– Ora 1 e mëngjesit të së mërkurës 4 nëntor: është orari i mbylljes së qendrave të votimit në Indiana, Kentucky, Georgia, South Carolina, Vermont, Virginia;

– Ora 1.30 e mëngjesit të së mërkurës 4 nëntor: mbyllen qendrat e votimit në North Carolina, West Virginia, Ohio: shteti i parë dhe i tretë janë shumë të rëndësishme për garën për në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Biden fiton të paktën një nga dy shtetet, fitorja e tij finale do të ishte mjaft e mundshme.

– Ora 2.00 e mëngjesit të së mërkurës 4 nëntor: mbyllen qendrat e votimit në 16 shtete, por e gjithë vëmendja do të jetë në Florida dhe Pennsylvania, dy shtetet e lëkundura. Sërish: Nëse Biden fiton në Florida, rruga drejt Shtëpisë së Bardhë do të ishte pa malore. Ndërsa në Pennsylvania – një shtet që jep 20 vota elektorale, beteja është kokë më kokë në këtë shtet, edhe pse sondazhet e fundit japin Biden në avantazh me 5 pikë.

– ora 3.00: mbyllen qendrat e votimit në Wisconsin, Michigan (dy shtete që Trump ia rrëmbeu Clinton në 2016, për një grusht votash) dhe – mbi të gjitha – Texas, një shtet historikisht republikan dhe “shumë i rëndë” (38 vota elektorale). Nëse vërtet Biden do të arrinte të mundte Trump në Texas — një skenar jo më i pamundur — do të ishte president;

– ora 4.00: mbyllen qendrat e votimit në 4 shtete, mes tyre Utah.

– ora 5.00: mbyllen qendrat e votimit në 5 shtete, mes tyre California, fortesa e demokratëve (me 55 vota elektorale)

– ora 7.00: mbyllen qendrat e votimit në Alaska, shteti që voton i fundit.

Skenari do të ishte më i qartë rreth orës 4-5 të mëngjesit.

Por siç thamë më lart, këtë vit kuadri do të jetë më i komplikuar.

Votimi me postë

Për shkak të pandemisë, një numër i paprecedentë votuesish kanë votuar përpara kohe (mbi 90 milionë deri tani), dhe veçanërisht me postë (mbi 50 milionë).

Jo të gjitha shtetet do t’i numërojnë këto vota në të njëjtin moment, ose me të njëjtën shpejtësi.

Jo vetëm kaq: disa shtete lejojnë që votat të vijnë edhe pas 3 nëntorit, mjafton të jenë vulosur me këtë datë. Mes tyre, Pennsylvania (deri më 6 nëntor) apo North Carolina (deri më 12).

Nga shtetet e lëkundura që vendosin zgjedhjet, pritet që Florida, North Carolina dhe Arizona t’i japin rezultatet brenda natës amerikane, sepse e kanë bërë tashmë të ashtuquajturën “pre-processing” të votave postare.

John King, guru elektoral i CNN, shpjegon se rreth orës 11 të mbrëmjes ose mesnatës (rreth orës 4 ose 5 me orën tonë 5) do të mësohet se kush ka fituar në Florida dhe ndoshta edhe në North Carolina. Siç thamë më lart, nëse Biden fiton një nga dy shtete ose të dy (është kokë më kokë me Trump në sondazhe) do të ishte pothuajse e pamundur që presidenti aktual të rikuperonte.

Nëse Trump do të fitojë Floridan, do të jetë e nevojshme për t’u pritur nja dy ditë se kush ka fituar Shtëpinë e Bardhë. Dhe nuk është për t’u përjashtuar që nëse rezultati kokë më kokë është shumë i ngushtë, do të duhej më shumë se Florida: në 2008 ishin të nevojshme dy javë dhe tre rinumërime për të kurorëzuar guvernatorin dhe senatorin.

Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin — tre shtetet Midwest që garantuan fitoren e Trump në 2016 — do të nisin t’i verifikojnë votat postare vetëm sot, në ditën e votimit.

Në dy shtetet e para, rezultatet përfundimtare do të lajmërohen vetëm të enjten 5 ose të premten 6. Guvernatori Wisconsin, ndërkohë mendon që rezultatet do të dalin që të martën ose të mërkurën./American Eye