Politika Zhbllokohet puna e Kuvendit, Sula: Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në...

Zhbllokohet puna e Kuvendit, Sula: Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan

Pas një kaosi 5 mujor në Parlament, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste ranë dakord për të kthyer normalitetin në Kuvend.

Ditën e sotme janë parashikuar të punojnë 4 komisione. Puna e tyre do të zhvillohet fizikisht, pra me prezencën e deputetëve dhe jo online.

Komisioni i Ligjeve ishte i pari që u mblodh dhe të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte një ndër deputetët demokratë që foli gjatë punimeve dhe hodhi akuza duke e quajtur false marrëveshjen. “Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, shtoi ndër të tjera Sula. Sipas tij, dakordësia është arritur me kërkesa që opozitës i takojnë me të drejtë sipas rregullores.

“Ky kthim në normalitet duhet të kishte ndodhur që në Tetor 2023. Ngjarjet dihet se si kanë shkuar. Marrëveshja për mua është një “fake” i pastër. Nuk mund të jem këtu hipokrit që është një normalitet. Është normalitet i rremë”, tha ai.