Kryeministri Edi Rama, në një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, thumboi sërish Presidentin Ilir Meta, duke e kritikuar se me vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve nxiti dhunën në vend.
Rama tha se Kreu i Shtetit është si “hëna, herë e plotë e herë e qorruar komplet”.
“Ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të këqija, nuk kemi ça i bëjmë, është personazh kompleks. E bëri për të nxitur dhunën pa diskutim dhe ka gjithë këto ditë që sa ka thënë një fjalë kundër dhunës, përkundrazi. Ajo ishte fatale për të. Gabim fatal, nuk e bën kurrë një President Republike një gjë të tillë, në asnjë aspekt. Ai është si Hëna, që rrotullohet herë është e plotë herë është e qorruar komplet”, tha Rama.