Aktualitet Zjarr në Ministrinë e Brendshme, pranë dhomës së serverit TIMS

Zjarr në Ministrinë e Brendshme, pranë dhomës së serverit TIMS

Bodrumi i Ministrisë së Brendshme është përfshirë nga flakët mbrëmje e sotme rreth ores 20:30. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një ambient afër dhomës së serverit TIMS.

Aktualisht nuk ka informacione nëse është dëmtuar server i ministrisë. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vend duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa po punohet për të zbardhur të plotë çështjen.