Kryesore Ndryshimi i kufijve, Haradinaj: Rama dhe Thaçi bashkë për idenë e rrezikshme

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj: Rama dhe Thaçi bashkë për idenë e rrezikshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përkrah presidentin, Hashim Thaçi rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve.

Në një intervistë në RTK, shefi i qeverisë theksoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të jenë kurrë anti-amerikan.

“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendojë që pasojat i kemi për shkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje për Serbinë.

Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqyer këtë ide për shkëmbimin e territoreve. Është lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratuar dhe pëlqyer nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama.

Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar sepse merret në qafë një popull i tërë sepse hapen kufijtë dhe s’dihet si mbyllen”, ka deklaruar Haradinaj.