Zjarret në Australi kanë vrarë 25 000 koala në Ishullin Kangur.
Kjo do të thotë se është shuar gjysma e popullsisë së koalave në këtë ishull të famshëm. Ndërkohë, kafshët që kanë mbijetuar kanë plagë djegieje.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison vizitoi dje këtë ishull.
“Australia e Jugut, veçanërisht Ishulli Kangur dhe komunitetet në kodrat Adelaide, janë ende të kërcënuara nga flakët”, tha Morrison.
Rreth 100 rezervistë të ushtrisë kanë vajtur në “Kangaroo Island” për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe pastrimit të zonës. Por flakët ende nuk janë shuar.