Aktualitet Zogjtë e korrentit : Jetimet që punuan në ish-kombinatin e tekstileve Mao...

Zogjtë e korrentit : Jetimet që punuan në ish-kombinatin e tekstileve Mao Ce Dun

Shpresa Dervishaj në dhomën e saj brenda konviktit të ish-kombinatit të tekstileve në Berat.

Historia e dy grave jetime që jetuan dhe mbetën për 50 vjet në konviktin e ish-kombinatit të tekstileve në Berat, pasi u dërguan aty si krah i lirë pune kur ishin ende adoleshente e ku vazhdojn të ndjehen të paragjykuara.

Erjola Azizolli | BIRN

Shpresa Dervishaj del rrallë nga dhoma e saj e mbushur me kukulla pellushi dhe fotografi kafshësh shtëpiake të varura nëpër mure. E rritur jetime, me pjesën mët madhe të jetës të lidhur me kombinatin e tekstileve në Berat dhe konviktin ngjitur me të , 67-vjeçarja Dervishaj ka vetëm kukullat për shoqëri në qytetin ku është paragjykuar gjithmon si konviktore .

Kjo është jeta ime , thot ajo, ndërsa tregon dhomën me orendi të vjetra ku nuk hyn askush prej vitesh.

Erdhëm në këtë qytet me dëshira plot, por konviktore na quanin, konviktore na quajn . Jeta jonë ishte kombinati, por kombinati mbaroi dhe bashkë me të mbaruam dhe ne , i tha ajo BIRN.

Shpresa Dervishaj u dërgua nga Shtëpia e Fëmijës së Vlorës drejt Beratit kur ishte ende adoleshente si krah i lirë pune për Kombinatin e Tekstileve Mao Ce Dun , sëbashku me 39 vajza të tjera të braktisura. Ato u vendosën në konviktin ngjitur me kombinatin në lagjen lirim të Beratit, që dikur strehonte rreth 300 gra dhe vajza nga rrethet e Shqipërisë .

Pes dekada më vonë , Shpresa Dervishaj ka mbetur brenda së njëjtës godinë , ndërkohë që të tjerat ikën një e nga një . Bashkë me Liri Beqin, ato jan dy konviktoret e vetme që nuk u larguan dot asnjëher nga konvikti i punëtoreve, nuk përfituan banesë sociale dhe nuk ia dolën të krijojnë familje.

Kombinati i Tekstileve u hap në vitin 1968, në kulmin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën dhe u konsiderua asokohe si arritja më e madhe në fushën e prodhimit të tekstileve. Nevoja për fuqi punëtore u përball asokohe me konservatorizmin e familjeve beratase, të cilat nuk dëshironin të punësonin vajzat e tyre në Kombinat. Ky boshllëk u mbush me forca pune të ardhura nga qytetet dhe nga jetimoret e Fierit dhe Vlorës.

Liri Beqi erdhi në Berat nga e njëjta Shtëpi Fëmije e Vlorës si edhe Shpresa Dervishaj kur ishte vetëm 16 vjeç dhe mbeti aty. Gruaja 66 vjeçare vuan sot nga një sëmundje muskujsh që i ka shkaktuar paralizë në pjesën e poshtme të trupit, duke e lënë invalide në kërkim të një karroce me rrota.

Pensioni është i vogël dhe nuk më del për ilaçe, për energji dhe për ushqime, por kujt të i kërkoj? , thot ajo mes trishtimit që ka vite që zë në vend në fytyrën e saj.

Liria thot se ka 23 vite pune në ish- kombinatin tekstil, ku erdhi fëmijë me ëndrra të mëdha, pa ditur se në moshën 66 vjeçe ajo do të ndihej sërish një konviktore.

Un nuk vazhdova shkollën e mesme në shtëpin e fëmijës, ku më kishin braktisur që foshnjë në Vlorë dhe menjëherë sapo mbusha 16 vjeçe më thanë se do të shkoja në Berat për të punuar në kombinat , thotë Liria për BIRN.

Liri Beqi, 66 vjeç   ka jetuar për pesëdhjetë   vjet brenda konviktit të   ish-kombinatit tekstil, ku u soll për të   punuar si adoleshente. Foto:E.Azizolli

Liri Beqi, 66 vjeç ka jetuar për pesëdhjetë vjet brenda konviktit të ish-kombinatit tekstil, ku u soll për të punuar si adoleshente. Foto:E.Azizolli

Jetimet zunë vend në konviktin e ndërtuar për punonjëset që do të vinin nga qytetet e ndryshme të vendit.

Ne konviktoret jetime u miqësuam shum shpejt me njëra tjetrën sepse na bashkonte fati i përbashkët dhe miqësi më shum kishim me njëra tjetrën se sa me vajzat e tjera nga Korça apo Lushnja që kishin familje, thot ajo.

Ndërsa qëndron në kolltukun e saj, pasi nuk mund të lëviz vetë dhe nuk ka një karrige me rrota Liria tregon se pret një shoqen e saj po ish-konviktore për t’ i dhën ilaçet. Në një dhomë të vogël në katin e dytë të konviktit ajo ka gjithçka: guzhinën ku rri dhe fle, por dhe tualetin që e ka përshtatur, pasi në shum vite banjot në konvikt kanë qenë të përbashkëta.

Dhoma e vogël ka pak orendi- ato më të domosdoshmet, por shumë kujtime.

Gjashtë muaj kurs bëm në kombinat dhe menjëherë filluam punë , pasi kishte nevoja për punëtore, tregon Liria.

Puna më pëlqente si mua ashtu dhe shoqeve të mia, pasi nuk kishim tjetër veç saj dhe kemi punuar deri në mes të vitit 1990, pastaj dolëm në pension sepse kishim plot 23 vite pune , thot ajo.

Pavarësisht rrjedhës së viteve, të dyja grat i thanë BIRN se nuk janë ndjerë kurrë të pranuara.

Ne erdhëm fëmij në këtë qytet, u rritëm këtu duke punuar dhe pagueshim mirë , në punë na trajtonin mirë , por banorët e qytetit nuk na deshën kurrë , tregon Liria. Ajo thot se familjet në Berat ishin konservatore dhe i shikonin jo me sy të mirë , sepse ato ishin konviktore, sepse ishin pa përkrahje, pa njerëz dhe të afërm.

Na thërisnin zogj korrenti dhe ne kurr nuk ishim të barabarta me vajzat e tjera punëtore konviktore, por me familje në qytete të tjerë , thot ajo.

Një pjesë e vajzave aty u martuan, por me djem nga familje të ardhur nga fshati, sepse në Berat askush nuk pranonte të merrte një nuse konviktore.

Konvikti në   lagjen   lirim të   Beratit, ku u strehuan me dhjetra punëtore dhe jetime nga rrethe të   ndryshme të vendit. Foto:E.Azizolli

Konvikti në lagjen lirim të Beratit, ku u strehuan me dhjetra punëtore dhe jetime nga rrethe të ndryshme të vendit. Foto:E.Azizolli

Godina ende njihet nga të gjithë në Berat si banesa e konviktoreve , edhe pse sot jetojn aty vetëm dy prej tyre. Që në vitin 1995, konviktoret- një pjesë e të cilave me familjet e tyre përfituan statusin e të pastrehit, dhe në vitin 2008 u vendosën në pallatet e ndërtuara për këtë kategori. Shumë prej këtyre familjeve me zor paguajn shumën prej 4 mijë lekësh në muaj për banesën e përfituar nga shteti.

Ne dham vitet tona për punën në at kombinat, pasi na sollën kur ishim ende fëmij dhe përfituan një pension të vogël me të cilin nuk mbajm dot familjen. Duhet të paguajm dhe pagesën për banesën e përfituar, që kur të jetë e jona ne do kemi mbyllur sytë , por të paktën ta gëzoj vajza ime , thot një tjetër ish- punonjëse e Kombinatit për BIRN që nuk pranon të identifikohet.

Ndërkohë sot, si ka ndodhur me shum godina të braktisura të diktaturës vendin e ish-konviktoreve e kanë zënë të tjerë të pastrehë të qytetit, të cilët kanë mundur t i rregullojn banesat e vjetra, ku lagështia është prezente kudo. Godina është krejt e rrënuar nga jashtë e brenda e me zor mbahet në këmbë me gjith investimet e vetë banorëve.

Banjot pikojn dhe i kemi rregulluar që kur kanë ikur konviktoret, por këto nuk jan shtëpi- për konviktoret janë bërë , ankohet një banore e re me zë të lartë , teksa fshin katin e parë .