Kryesore Zv.ambasadori i OSBE-së: Ka patur shitblerje të votës, por nuk ka ndikuar...

Zv.ambasadori i OSBE-së: Ka patur shitblerje të votës, por nuk ka ndikuar në rezultat

Zëvendësambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton ishte sot në Shkodër.

Gjatë një bisede me të rinjtë në Shkodër ai foli rreth situatën politike në vend si dhe për fenomenin e shitblerjes së votës.

Ai deklaroi se problemet e shitblerjes së votës ekzistojnë, por edhe pa ato rezultati do ishte i njëjtë.

“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve.

Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo!

A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë.

Ndoshta për dike 50 lekë janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit.

Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj.

Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njëri-tjetrit gjera që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje”, deklaroi Wilton.