Autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës, njofton Ministria e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi më 2 maj, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Zvicrës në periudhën para pandemisë.
Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht, pa qenë nevoja të paraqesin certifikatë vaksinimi në kufi apo çfarëdo testi anti-covid edhe në Kosovë, Greqi dhe Malin e Zi.
Gjithashtu Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19.