Politika Zyrtare/ Shqipëria nën monitorim e BE-së për rivendosjen e vizave

Zyrtare/ Shqipëria nën monitorim e BE-së për rivendosjen e vizave

Një lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët ka ardhur nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst.

Tashmë në mënyrë zyrtare azilkërkuesit nga Shqipëria konsiderohen si një shqetësim permanent për Brukselin.

E gjitha kjo mund të mundësojë pezullimin e lëvizjes Shengen për shqiptarët.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst nuk përmend në veçanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë çështje.

“Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i radhës do të prezantohet në fund të këtij viti.

Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim. Duhet të trajtohet çështja e trafikut ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë”, ka theksuar Ernst, për ‘Abc News’.