Bota 1 milionë britanikë në rrugët e Londrës për një tjetër referendum Brexit

1 milionë britanikë në rrugët e Londrës për një tjetër referendum Brexit

Qindra mijëra shtetas britanikë u mblodhën në rrugët e Londrës të shtunën për të kërkuar një referendum të ri mbi Brexit.

Llogaritet që në rrugë të kenë dalë afro 1 milion njerëz, me itinerarin nga Park Lane te sheshi i Parlamentit.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, nga Partia Laburiste e opozitës dhe kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, Nicola Sturgeon, i prijnë turmës në kërkesën e tyre për një referendum të dytë.

“Unë do të punoj me njerëz nga të gjitha anët e vendit tonë për të shprehur kërkesën që populli britanik të vendosë mbi Brexit”, tha Khan një ditë më parë, duke qenë një ndër flamurtarët e anullimit të ikjes së Britanisë së Madhe nga BE.

Ndërsa Sturgeon, kryeministri skocez, tha se ishte krenar që udhëhiqte procesionin e njerëzve.

Udhëheqësit e BE këtë javë ranë dakord mbi shtyrjen e Brexit dhe hoqën mundësinë që Britania të largohet nga blloku më 29 mars.

Të shtunën në mëngjes numri i nënshkrimeve të një peticioni që i kërkon qeverisë britanike tërheqjen e nenit 50 për largim nga Bashkimi Evropian, është rritur në më shumë se katër milionë.

Pas tre vitesh debatesh torturuese, ende nuk dihet se si, kur apo edhe nëse Brexit do të ndodhë, megjithatë May po mundohet të gjejë një rrugëdalje nga kriza më e rëndë politike e të paktën një brezi. May la të nënkuptohej se ajo nuk mund të sjellë marrëveshjen e saj të shkurorëzimit të BE në parlament me dy dështime radhazi, duke lënë strategjinë e saj të Brexit të përmbytet.