Politika 10 kandidatët më të votuar të PD deri tani në Tiranë

10 kandidatët më të votuar të PD deri tani në Tiranë

Kur janë numëruar rreth 200 qendra votimi në Tiranë për leximin e votës preferenciale, kandidati më i preferuar në listën e Partisë Demokratike rezulton kreu i saj, Lulzim Basha me 2 582 vota.

Në vend të dytë është Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, i cili ka marrë deri tani 2 153 vota.

I treti më i votuar është Agron Shehaj, i cili numëron deri tani 2 046 vota. Më pas vjen Grida Duma me 1840 vota.

Të katër këta kandidatë janë të renditur në pjesën e vendeve të sigurta pasi gjenden mbi 15 të parët, aq sa është dhe numri i mandateve që PD ka siguruar në Qarkun e Tiranës.

Në listën e 10 kandidatëve më të votuar deri tani bëjnë pjesë dhe disa nga aleatët e koalicionit të PD, si kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Kandidatët më të votuar (Numëruar 197 / 1243 QV total):

Lulzim Basha 2582

Belin Këlliçi 2513

Agron Shehaj 2046

Grida Duma 1840

Shpëtim Idrizi 1392

Flamur Noka 1202

Fatmir Mediu 1055

Sali Berisha 1037

Dashamir Shehi 957

Jorida Tabaku 931