Extra 10 liqenet e ngrira më të bukur në botë (FOTO)

10 liqenet e ngrira më të bukur në botë (FOTO)

Liqeni Chaqmaqtin, Afganistan

Në dimër temperaturat bien dhe në disa vende të botës ato kapin vlera drastike nën zero, të cilat pasqyrohen edhe në liqenet të cilat mbulohen nga bora dhe akulli.

Temperaturat e ftohta të stinës së dimrit dhe dukuria e dëborës dhe ngricave bën që shumë prej liqeneve që gjenden në këto zona të mbulohen nga akulli dhe trashësia e dëborës.

Në këtë mënyrë këto liqene qëndrojnë për një kohë të gjatë të ngrira dhe mbuluara nga një shtresë akulli e lëmuar.

Deri në rritjen e temperaturave, liqenet marrin një pamje të mrekullueshme dhe janë të kalueshme gjithashtu duke qenë se shtresa e akullit është mjaftueshëm e trashë. Dukuri të tilla janë të veçanta dhe sigurisht mjaft të bukura gjithashtu.

10 prej liqeneve të ngrira të cilët ofrojnë pamjen më të bukur gjenden më poshtë dhe janë vërtet të pabesueshëm.

Namtso, Tibet, Kinë
Liqeni Chaqmaqtin, Afganistan
Baikal, Siberi, Rusi
Druzhby, Antarktika
Abraham, Kanada
Prags, Itali
Ontario, Kanada
Liqeni Michigan, Shtetet e Bashkuara
Superior, Shtetet e Bashkuara
Paterswoldse Meer, Hollandë