Aktualitet Korrupsion në zgjedhje, 4 persona nën masë sigurie nga GJKKO

Korrupsion në zgjedhje, 4 persona nën masë sigurie nga GJKKO

Policia e Shtetit ka vënë në pranga disa persona për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Forcat operacionale kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkuar nga SPAK, që ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy persona, arrest në shtëpi për një person dhe detyrim paraqitje për një të katërt.

“Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje””, njoftoi policia.

Operacioni në fjalë i policisë së shtetit u kodua “Ndikimi”.