Aktualitet 12 raste të reja me koronavirus vetëm në Durrës, 11 nga e...

12 raste të reja me koronavirus vetëm në Durrës, 11 nga e njëjta familje

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në të gjithë vendin janë konfirmuar 20 raste të reja me Covid-19.

Mësohet se 12 nga këto raste janë vetëm në qytetin e Durrësit, nga të cilat 11 janë pjesëtarë të së njëjtës familje, të gjithë në gjendje të stabilizuar.

Ata kanë lidhje me hetimin epidemiologjik të një rasti të një 71-vjeçari të identifikuar dy ditë më parë.

Ndërsa rasti i 12-të (në 24 orët e fundit) dhe i 26-ti i regjistruar në Durrës, është rast i ri.